Një këmbësor ka marrë lëndime trupore, pasi sonte është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, Flora Ahmeti-zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 21:30, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor”.
“Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/