Site icon Telegrafi

Vetura godet këmbësorin në Klinë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Zajm të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka deklaruar për Telegrafin se  dyshohet që një person është goditur nga një makinë në lëvizje.

“Rreth orës 18:00 policia është njoftuar se në Fshatin Zajm të Klinës përballë një maketi në magjistrale një automjet në lëvizje ka goditur një këmbësorë duke i shkaktuar lëndime trupore”, ka deklaruar Gashi.

I lënduari që dyshohet të jetë i moshës së shtyrë është dërguar menjëherë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë por për shkak të lëndimeve trajtimi i tij është rekomanduar të bëhet në Spitalin Rajonal të Pejës.

Policia është duke i kryer hetimet në lidhje me rastin./Telegrafi/

Exit mobile version