Telegrafi

Vetura godet fëmijën në Cërnicë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në fshatin Cërnicë të Gjilanit i cili derisa ishte duke drejtuar automjetin me targa vendore nga pakujdesia e ka goditur një fëmijë, i cili ka qenë me trotinet.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar fëmija i cili është duke marr tretman mjekësor.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.