Telegrafi

Vetura godet dy këmbësorë në Shupkofc të Mitrovicës (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Shupkofc të Mitrovicës me ç’rast një veturë ka goditur dy këmbësorë, të cilët kanë marrë lëndime.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

Zahiti tha se aksidenti ka ndodhur në orën 18:00.

Sipas tij, të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Mitrovicës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit. /Telegrafi/