Një veturë garuese doli nga një kurs garash me baltë, duke humbur kontrollin dhe shkuar drejt spektatorëve që po shikonin garën, duke lënduar 29 persona.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje nga vendi i ngjarjes që tregojnë dy nga makinat që fillojnë garën në Fabens Mud Races në Teksas rreth orës 6:30 pasdite të dielën, kur njëra fillon të largohet nga kursi.
Në atë moment, videoja tregon veturën derisa përplaset me njerëzit afër, që po ndiqnin ngjarjen.
Ndërkohë, siç thuhet më tej, njerëzit vrapuan drejt vendit të ngjarjes ndërsa të tjerët dëgjohen duke bërtitur.
Pas kësaj, njerëz u përpoqën të ndihmojnë të lënduarit para se të mbërrinin autoambulancat.
Mbetet e paqartë se çfarë e bëri shoferin të dilte nga pista dhe të përplasej me turmën e spektatorëve, por Scott Smith, pronari i Rock Solid Protection, i cili kishte pastruar pistën për garën, tha se incidenti ndodhi kur makina goditi një copë balte dhe humbi kontrollin.
Siç raportohet më tej, tri automjete të tjera u goditën në incident, dhe autoritetet raportuan se 29 persona u lënduan, me tetë të shtruar në spital – tre prej të cilëve në gjendje kritike. /Telegrafi/