Tre persona u lënduan herët këtë mëngjes pasi një shofer u fut në një zonë këmbësorësh, jashtë një xhamie, para se të largohej nga aty.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, dëshmitarët kanë thënë se nga ata që ishin në veturë kanë dëgjuar thirrje anti-myslimane nga ai, para se të largohej nga jashtë xhamisë Al-Majlis Al-Hussaini në Cricklewood, Londër.
Tre persona – duke përfshirë dy burra në rreth të 20-tat dhe një burrë në 50 vjeç – u dërguan në spital, por lëndimet e tyre nuk u konsideruan kërcënuese për jetën.
Policia është duke hetuar atë që shkaktoi përplasjen rreth orës 12:30, por zyrtarët nuk po e trajtojnë incidentin si të lidhur me terrorin. /Telegrafi/