Site icon Telegrafi

Vetura futet në mesin e turmës në një karnaval në Gjermani, lëndohen disa persona

(E plotësuar)- Të paktën 15 persona janë lënduar në Gjermani pasi një veturë vërshoi midis turmës në paraden e Rose Monday në qytetin Volkmarsen.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet e ditur se në mesin e të lënduarve janë edhe disa fëmijë, ndërsa shoferi është arrestuar.

—–

Një veturë është futur në mesin e turmës një karnaval në qytetin e Volkmarsen të Gjermanisë, ka bërë të ditur policia.

Të paktën 10 persona janë lënduar deri më tani, raportojnë mediat lokale shkruan BBC.

Zëdhënësi i policisë ka bërë të ditur se shoferi është ndaluar ndërkaq motivet e këtij incidenti mbeten ende të paqarta, shkruan Telegrafi.

Një numër i madh i punonjësve të urgjencës janë në vendin e ngjarjes në qytetin e vogël, i cili shtrihet në shtetin Hesse në Gjermaninë perëndimore. /Telegrafi/

Exit mobile version