Telegrafi

Vetura fluturon mbi kamionin e ndalur (Video)

Një video e  publikuar në internet tregon një veturë, e cila fluturon në ajër pas përplasjes me një kamion.

Ngjarja është xhiruar me kamera nga një vozitës tjetër, i cili gjendje prapa automjetit Jeep Grand Cherokee, në Kansas të SHBA-ve.

Vetura me ngjyrë të bardhë është duke ecur me shpejtësi dhe në një moment përplaset me një kamion të ndaluar, kalon përmbi të, fluturon, rrotullohet dhe bie në tokë.

Vozitësi 41-vjeçar ka pësuar lëndime, ndërsa aksidenti ka ndodhur javën e kaluar. Shoferi nuk është në rrezik për jetën.

Policia menjëherë ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e aksidentit, pasi dyshohet se vozitësi ka pasur alkool në organizimin e tij. /Telegrafi/