Volkswageni e ka lansuar versionin 2017 të e-Golf në Panairin e kësaj jave në Los Angeles, ndërsa kjo veturë vjen me një numër tiparesh të reja.
Kësaj veture elektronike i është vendosur bateri më e madhe, karakteristika shtesë gjysmë-autonome dhe një dizajn të rifreskuar.
Si pjesë e dukjes së re janë dritat e përparme LED dhe të pasme, dhe një parakolp i ri. Bateria e re mundëson vozitje prej 200 kilometrash me një mbushje, njofton Telegrafi.
Akoma nuk janë dhënë informacione për çmimin, por e-Golf i vitit 2016 fillon me një çmim prej 27.274 eurosh.
Falë përmirësimit në motor, kjo veturë mund të arrijë shpejtësi maksimale prej 150 km/h.
‘e-Golf 2017’ vjen me një paketë asistence opsionale për vozitësin, ku përfshihen paralajmërimet eventuale për përplasje dhe frenimi autonom i emergjencës. /Telegrafi/