Telegrafi

Vetura e vogël nxjerr nga balta xhipin 4X4 (Video)

Në Queensland të Australisë, një xhip që ka ngecur në baltë është nxjerrë nga një veturë e vogël me dy dyer.

Megjithëse është e fuqishme dhe e lartë, Pajero me mundësi 4X4 e ka pasur të pamundur të largohet nga pellgu ku kishte mbetur.

Por, një Daewoo me ngjyrë gri, ia ka dalë ta tërheq, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni momentin kur modeli Lanos që është mjaftë i vogël në krahasim me xhipin e kuqërremtë nga Mitsubishi, e nxjerr këtë të fundit në rrugë. /Telegrafi/

https://youtu.be/OVx8AYK-P4w