Site icon Telegrafi

Vetura më e shtrenjtë Tesla – e zbukuruar me ar dhe që kushton 299,999 dollarë

Ky është një shembull i mahnitshëm i një veture elektrike.

Ai është një Model S Plaid i modifikuar nga kompania Caviar Royal Gift, dhe i cili është zbukuruar me ar 24 karat.

Çmimi i kësaj makine është 299,999 dollarë, transmeton Telegrafi.

Dizajni bazohet në Model S Plaid + të Tesla, i cili nuk është ende në shitje, dhe e cila do të bëhet Tesla me performancën më të mirë në historinë e kompanisë.

Ky model do të arrijë shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë në 1.9 sekonda, do të arrijë një shpejtësi maksimale prej 322 km/orë dhe do të ketë një diapazon maksimal prej 837 km. /Telegrafi/

Exit mobile version