Është gjendur një nga veturat e rralla të prodhuara në Çekosllovaki, gjatë vitit 1989, që shfrytëzohej prej agjentëve të fshehtë të Luftës së Ftohtë.
Makina Tatra 613 kishte konstrukt të fortë dhe ishte e qëndrueshme, por pas rënies së komunizmit, shumica nga këto modele janë braktisur apo janë ndryshuar, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, në këtë rast, vetura i ka të gjitha pjesët origjinale, përfshirë motorin me 3.5-litra që prodhonte 200 kuajfuqi. Madje, ky model ka edhe freskues ajri, si dhe antenën në tavan që ishte një luks i veçantë i asaj kohe.
Për të pasur këtë veturë – që shfrytëzohej nga agjentët e KGB-së dikur, kur veturat nuk ishin të shtrenjta si sot – duhej paguar rreth shtatëmijë euro. /Telegrafi/