Honda do të prezantojë disa produkte dhe teknologji të reja në Panairin e Lëvizshmërisë në Japoni duke përfshirë një makinë të re sportive elektrike që do të jetë “produkti më i rëndësishëm” i ekspozitës.
Sipas Honda-s, makina e re sportive elektrike do t’i mundësojë shoferit të përjetojë gëzimin e pastër të drejtimit, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu në këtë panair Honda do të prezantojë konceptet SUSTAINA-C dhe Pocket, të projektuara për të përdorur burime të kufizuara.
Produkte të tjera për sa i përket veturave elektrike që do të bëjnë debutimin e tyre botëror përfshijnë modelin Honda CI-MEV. /Telegrafi/