Site icon Telegrafi

Vetura e re nga SEAT, nuk niset po që se shoferi është i dehur (Video)

Prodhuesi spanjoll SEAT, ka ngritur sigurinë në nivel shumë të lartë, në veturën e re Leon Cristobal.

Fillimisht, shoferi duhet të bëjë testin e alkoolit dhe nëse është mbi nivelin e lejuar vetura nuk ndizet, ndërsa aplikacioni i integruar, kërkon një taksi për ta shoqëruar vozitësi, transmeton Telegrafi.

Testin nuk mund ta realizojë askush tjetër, pos personit që është i regjistruar dhe ka fytyrën e skanuar në kamerat e makinës.

Tjetër intervenim për të rritur sigurinë, është një vëzhgues që shikon nëse drejtuesi i veturës është duke u shqetësuar nga dikush apo po flet në telefon.

Në mënyrë që të niset Leon Cristobal, të gjithë pasagjerët duhet të jenë të lidhur. /Telegrafi/

Exit mobile version