Telegrafi

Vetura e re nga Aston Martin e dedikuar për James Bond? (Foto)

Kohë më parë prodhuesi britanik i veturave, kishte njoftuar se do ta lansojë modelin DB11.

Pos se do të jetë një veturë luksoze dhe e fuqishme, zyrtarë nga Aston Martin nuk kanë dhënë asnjë detal rreth veturës në të cilën po punojnë, transmeton Telegrafi.

Por, entuziastët e veturave, e kanë parë një veturë luksoze në një rrugë në Toronto të Kanadasë.

Vetura me dy dyer, ngjyrë gri dhe trup shumë të gjatë, është pëlqyer shumë teksa është menduar se është e dedikuar për filmin më të ri nga James Bond.

Meqenëse nuk ka asnjë komunikatë zyrtare, mbetet të shihet nëse vërtetë kjo është DB11, dhe se a do të jetë vetura e agjentit 007. /Telegrafi/