Një aksident komunikacioni ka ndodhur të premten pasdite në Rrugën “Nekibe Kelmendi” në kryeqytet.
Sipas fotografive të dërguara në KALLXO.com nga një qytetar shihen një veturë e Policisë dhe një tjetër civile të dëmtuara si pasojë e këtij aksidenti.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën që çon te Pallati i Drejtësisë.
Në fotografi shihet se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të bërë matjet e nevojshme.
Po ashtu, qytetari ka treguar se si pasojë e këtij aksidenti rruga është bllokuar dhe është krijuar një kolonë e gjatë e automjeteve.
Nuk dihet nëse ka të lënduar.