Site icon Telegrafi

Vetura e përplasur për druri dhe e braktisur, kthehet në vepër arti (Foto)

Në Melbourne të Australisë, shoferi e ka braktisur veturëne tij, pasi që ishte përplasur për një pemë.

Pasi askush nuk kishte shkuar që ta marrë veturën Toyota Camry, dikush e ka lyer me ngjyrë ari, duke e kthyer në një lloj skulpture të rrugës, transmeton Telegrafi.

Në fakt, ky besohet se është instilacion rrugor që është bërë nga një artist anonim, i cili bën vepra të tilla në fshehtësi.

Derisa më parë shihej si një rrangallë e shëmtuar, tani po duket si punim interesant dhe të gjithë po duan të bëjnë fotografi me të.

Madje, shumë qytetarë po shkojnë në këtë rrugë periferike për të parë veturën e artë. /Telegrafi/

Exit mobile version