Telegrafi

Vetura e parkuar para hyrjes së lokalit, largohet përmes makinës me pirun (Video)

Raja Rahim ndodhej në një rrugë në Birmingham të Anglisë, ku një veturë ishte parkuar para hyrjes së një lokali.

Në pamundësi të hynte brenda, pronari ka marrë makinën pirun që shfrytëzohet për të bartur mallra dhe e ka larguar Toyota Yaris në anën tjetër të rrugës, transmeton Telegrafi.

“Shoferi do të habitet, kur të shoh se vetura tij ndodhet në një hapësirë tjetër”, ka shkruar Rahim lidhur me rastin.

Më poshtë mund të shihni transportimin e pazakontë, pasi parkimi ishte për në hapësirë të gabuar dhe shkaktonte telashe. /Telegrafi/