Një 69-vjeçar ka vdekur pasi u godit nga vetura e tij ndërsa u përpoq ta ndalonte atë të lëvizte në një tatëpjetë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pensionisti ishte kthyer me një Kia Sportage të bardhë pas një shëtitje pasdite me djalin e tij, që besohet të ishte 25 vjeç, në Bolton, Greater Manchester.
Ai hap bagazhin për të futur qenin në makinë dhe ndërsa djali i tij – i cili kuptohet se është autik – hyn brenda, makina fillon të lëvizë mbrapa teposhtë.
Ai mund të shihet duke u përpjekur të ndalojë makinën të lëvizte, por tragjikisht bie nën të dhe shtypet për vdekje.
Banorët e tmerruar më pas nxitojnë në rrugë për t’u përpjekur ta ndihmojnë burrin, por ai u deklarua i vdekur në vendin e ngjarjes nga mjekët e ndihmës së shpejtë.
Djali i këtij burri ngushëllohet nga fqinjët ndërsa u lut: ‘Të lutem, mos e lini babanë tim të vdesë’. /Telegrafi/