Site icon Telegrafi

​Vetura e parë në Prizren nga targat ilegale kalon në ato RKS

Në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve ka filluar procesi i regjistrimit të mjeteve nga targat ilegale në RKS, vetura e parë është regjistruar në Prizren.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot që në orët e mëngjesit ka filluar procesi i regjistrimit të mjeteve nga targat ilegale në targa RKS.

“Qendrat kanë qenë të hapura në të gjitha komunat për qytetarët e interesuar për të marrë informacionet e nevojshme dhe në ditën e parë në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Prizren është bërë zëvendësimi i parë i targave në targa RKS”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

“QRA-të do të jenë në dispozicion të qytetarëve çdo ditë për të ofruar informacionet dhe ofruar shërbimet për kthimin e targave në RKS. Me këtë rast, MPB inkurajon të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi, duke përfituar dhe nga lehtësirat që ofron ky proces si: Taksën doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targën, tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të mjeteve. MPB përmes QRA-ve është duke ju përgjigjur në vazhdimësi kërkesave të qytetarëve për informacione shtesë dhe do të vazhdojë fushatën për informim dhe në javët në vazhdim, me qëllim të informimit të drejtë dhe inkurajimit për regjistrimin e mjeteve në targa RKS deri më 31 tetor 2022”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version