Telegrafi

Vetura e markës kineze Chery Omoda 5 shihet duke u testuar në Australi

Chery Omoda 5 i vitit 2023 – modeli i parë i ri nga prodhuesi kinez i veturave Chery që së shpejti do të ri-lansohet, është fotografuar në Australi para arritjeve të para në dhomën e ekspozitave që pritet të ndodhë në fund të këtij viti.

Përderisa prototipi i Omoda 5 është i mbushur me ngjitës kamuflazhi, kapakët e zakonshëm të rrotave dhe fenerët dallues e shfaqin atë si modelin i cili do ta udhëheqë ri-lansimin në tregun australian i cili pritet të ndodhë gjatë muajit tetor.

Zyrtarët e Chery për Drive më herët kishin deklaruar se kompania planifikon që të shfaqë tre vetura në Australi gjatë muajit të ardhshëm, edhe pse ky prototip duket se ka tejkaluar kohën e dhënë, kjo duke u bazuar në dritat e pasme të përkohshme të cilat përdoren vetëm për testime, dhe disa pjesë të tjera që mungonin aty, transmeton Telegrafi.

Në vitet e fundit, prodhuesi kinez i veturave është parë duke testuar veturat e veta në Australi, ku ata zhvillonin pjesët e amortizatorëve dhe sistemit e sigurisë për veturat të cilat janë të destinuara për tregjet e jashtme.

Gjithsesi, fotot e Omoda 5 shfaqin imazhet ku shihet se është hera e parë që kompania Chery ka testuar veturat me timonin në anën e djathtë të cilat janë të destinuara për tregun australian dhe rrugët e Australisë.

Omoda 5 e cila u pa po përdoret për rregullimin e sistemeve të avancuara të sigurisë së veturës (ADAS) e bazuar në “testimet e përshtatshme rrugore”, tha për Drive një përfaqësues i Chery. Mbetet të shihet se nëse Chery do ta ndjekë rrugën e Hyundai dhe Kia në punimin e amortizatorëve unik për Australinë. /Telegrafi/