Telegrafi

Vetura e goditur, gjobitet për parkim të keq

Joanne Billington është dënuar nga një polic i jashtëzakonshëm trafiku pasi që vetura e saj Ford Ka, të cilën e kishte lënë të parkuar, ishte goditur nga një automjet tjetër.

“U çmenda tërësisht. Nuk mund të besoja se çka po ndodh. Dukej qartë se vetura është goditur nga automjeti tjetër, ndërsa unë mora gjobë parkimi. Ende më duket i pabesueshëm veprimi i policit”, ka thënë 27-vjeçarja

Pavarësisht se pjesa e përparme e veturës ishe nxjerrë jashtë parkingut, polici i trafikut kishte menduar se vajza e ka parkuar ashtu veturën.

“Askush nuk e parkon veturën ashtu”, ka thënë polici.