Site icon Telegrafi

Vetura e dyshimtë nga Beogradi sot ishte bartur me “merimangë” (Foto)

Vetura me targa të Beogradit e cila shkaktoi panik te Grandi dhe në të cilën dyshohej se kishte mjet shpërthyes, është parë gjatë ditës në Prishtinë mbi një “merimangë”.

Por, sipas Qëndron Kastratit që është asamblist në Komunën e Prishtinës nga Vetëvendosje, kjo makinë ka qenë e vendosur në shesh e ndezur që nga ora 16:00.

Lexo po ashtu Nuk ka mjet shpërthyes te vetura në afërsi të “Grandit” (Foto)

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Policia ka refuzuar të merret me këtë rast pasi u ka përfunduar orari i punës.

“Vetura ka qëndruar mbi një orë e ndezur deri ka ardhur policia Pastaj policët s’donin të merreshin me rastin sepse po iu përfundonte ndërrimi Pastaj e vendosin veturën në merimangë Pastaj e kthejnë në tokë sikur ishte në gjendjen fillestare E më në fund kontrollohet nga qentë e policisë”, ka shkruar Kastrati. /Telegrafi/

Exit mobile version