Fitues i çmimit “Vetura më e bukur e vitit 2016” dhe shumë çmimeve që nga lansimi disa muaj më parë për tregun Evropian, Renault Talisman, nesër ka premierën në Kosovë. Talisman do të prezantohet për herë të parë tek Qarshia në Lagjen Marigona në Prishtinë – nesër më 03 Shtator, ora 12:00.
E veçantë dhe tejet ekspresive në dizajn, me një gjatësi 4.85m, Renault Talisman është vetura e cila e bën diferencën nga çfarë kemi parë deri më sot. Duke përdorur materialet e cilësisë më të lartë dhe një dizajn po aq unik në interier, kjo veturë paraqet një komoditet të cilin nuk jemi mësuar ta shohim në këtë segment. E kompletuar me pajisje nga më të veçantat, disa prej tyre edhe premierë për tërë auto-industrinë botërore si 4CONTROL, Talisman do të ndryshojë eksperiencën rrugore të deritashme. Nuk duhet lënë anash që kjo veturë është e pajisur me motorë tejet ekonomik, tashmë të dëshmuar, me benzinë dhe naftë me deri në 200 kuaj fuqi.
Për së afërmi mund ta shihni shpalosjen e veturës Talisman në premierën e saj nesër 03 Shtator në ora 12:00 tek Çarshia në Lagjen Marigona ku edhe mund te rezervoni test vozitje.