Kjo është makina “futuriste” e quajtur “Lo Res” që duket si një anije kozmike e jashtëtokësorëve.
Vetura u krijua nga kompania e këpucëve “United Nude” me bazë në SHBA si një automjet promovues, transmeton Telegrafi.
Modeli u projektua nga themeluesi i kompanisë, Rem D. Koolhaas i cili e skicoi duke u frymëzuar paksa nga Lamborghini Countach.
Lo Res është një veturë plotësisht elektrike dhe nuk ka dyer por që hapet sikurse një guaskë.
Shpejtësia maksimale që mund të arrijë është 48 kilometra në orë. /Telegrafi/