Telegrafi

Vetura del nga rruga në Fier, vdes një 65 vjeçare

Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e së dielës në afërsi të Fierit, ku mbetën të plagosur dy persona, ka përfunduar me një viktimë.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 16.30 të ditës së djeshme, në Varibop të Fierit ku një veturë e tip “Volkswagen”, doli nga rruga.

Për pasojë mbetën të plagosur dy bashkëshortët K.Hila 70 vjeç dhe Fatbardha Hila, 65 vjeçe, banues në Varibop.

Por si pasojë e dëmtimeve të marra, gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, gruaja ka ndërruar jetë.

Nga ana e uniformave blu aktualisht vijojnë hetimet, për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e aksidentit. /Telegrafi/