Vetura që është gjetur pak momente më parë në lumin Lepenc është duke u nxjerrë tani nga aty.
Aty dyshohet se ndodhen tre pjesëtarë të familjes Pacolli.
Kujtojmë, aksidenti i rëndë ka ndodhur gjatë së shtunës në Maqedoninë e Veriut, ku një veturë me targa të Kosovës ka rënë në lumin Lepenc.
Një 20-vjeçar është arritur që të shpëtohet, derisa tre nga familjarët e tij ende nuk janë gjetur. /Telegrafi/