Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti kur vetura me të cilën po lëviznin si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë ka dalur nga rruga duke u rrokullisur në një kanal.
Rasti ka ndodhur në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit.
Njëri nga të lënduarit vazhdon tretmanin mjekësor në QKUK, ndërsa tre të lënduarit e tjerë pas trajtimit Spitalin e Pejës janë liruar. /Telegrafi/