Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident në fshatin Marinëz të Fierit, ku një mjet tip “Mitsubishi” ka përfunduar i përmbysur në një kanal.
Në këtë aksident kanë humbur jetën dy persona Sh. B., 54 vjeç dhe E. L., 36 vjeç për shkak të ujit që ndodhej në kanalin ku përfundoi mjeti.
Policia dhe ekspertët kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.
Muajt e fundit është rritur ndjeshëm edhe numri i aksidenteve rrugore. Sipas raportit më të fundit të INSTAT, shtatëmujori i vitit 2021 paraqitet me një rritje prej 23,6 %, ku numërohen 785 aksidente rrugore nga 635 aksidente të ndodhura në shtatëmujorin e parë të vitit 2020./Euronews Albania