Sot rreth orës 18:30, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori.
Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore.
I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin./Telegrafi/