Site icon Telegrafi

Vetullat: Si duhet bërë zbukurimi i tyre?

Vetullat natyrale

Për një kujdes perfekt dhe të shpejtë duhet te krehim me krehrin e posaçëm në mënyrë që të largojmë pudrën ose kremin e pudrës. Krehja bëhet me drejtim nga ana e jashtme lart. Kjo ndihmon gjithashtu që syri të duket më i madh. Një lyerje e shpejtë me xhel pa ngjyrë do t’u sigurojë atyre një formë të qëndrueshme.

Një mënyrë tjetër është edhe përdorimi i llakut. Pas hedhjes së llakut i jepni vetullës formën e dëshiruar me dorë ose me krehër të posaçëm. Kjo metodë do të përdoret sidomos për vetullat me formë të çrregullt.

Ngjyrosja e vetullave

1. Për të theksuar ngjyrën vetullave përdorim pudrën ose lapsin. Përdorimi i pudrës bëhet duke e lyer vetullën me furçën e duhur, duke u kujdesur që të mos ndotim lëkurën rreth e qark vetullës. Kjo jep një efekt natyral dhe kërkon pak mundim. Mjaft që ngjyra e pudrës të jetë e afërt me të vetullave.

2. Po kështu mund të përdorim një laps të mprehur mirë duke vijëzuar lehtë mbi vetull, duke u kujdesur që të mos e shtrëngojmë shumë lapsin dhe të përpiqemi të japim një fund natyral në mënyrë që vija e shkruar të mos dallojë shumë nga vetulla. Mund të përdorni lapsa në ngjyrat e vetullave, jo të zinj.

3. Pas kësaj duke përdorur një pambuk siç tregohet në figurë e zbusim vijën e bërë me laps dhe e shtrijmë atë natyrshëm. Këtë duhet ta bëjmë njëkohësisht me kujdes në mënyrë që të mos e fshijmë vizën. Kjo bën që t’i jepet një ngjyrë e njëtrajtshme në të gjithë sipërfaqen e ngjyrosur.

Exit mobile version