Site icon Telegrafi

“Vetullat pa hark”, pamja e re e disa yjeve

“Vetullat pa hark”, ose vetullat e drejta tanimë po prezantohen si mënyra më e lirë dhe më efektive për t’u dukur më e re. Megjithëse vetullat e harkuara kanë qenë prej vitesh në modë, falë aftësisë së tyre për të zmadhuar syrin, ekspertët besojnë se ato nxirrnin në pah vijat më të holla të fytyrës.
Mirëpo, shmangia e harqeve është një teknikë shumë më natyrale. “Vetullat mund të bëhen më të rralla me moshën, por me pak ndihmë mund ta ruajmë formën e tyre, çka do të sillte një ndryshim të madh në pamje”, thotë një ekspert.
Pamja e re e disa yjeve bëri bum në shfaqjet pranverë/verë 2015. Victoria Beckham, Suki Waterhouse, Natalie Portman dhe Miranda Kerr, tashmë janë bërë "kampionet" e vetullave pa hark. 

 

Exit mobile version