Këngëtarja dëshmon përsëri se çfarë do të thotë të jesh novatore në mesin e të famshmëve të tjerë
Këngëtarja dhe flautistja shkeli përsëri rregullat e mëparshme të bukurisë dhe dëshmon se pothuajse gjithmonë ia vlen të rrezikohet!
Artisti i grimit përgjegjës për këtë pamje është Alexx Mayo, i cili e kompletoi këtë grim të guximshëm me një eyeliner grafik në ngjyrë dhe të kuq rozë, ndërsa vetullat ngjyrë livande i përpunoi me teknikën ombre, duke kombinuar nuancat vjollce dhe rozë, transmeton Telegrafi.
Kjo ngjyrë është aktuale tashmë disa sezone si në botën e modës ashtu edhe në botën e bukurisë, kështu që nuk është për t’u habitur që frymëzon vazhdimisht lëvizje të reja, të papritura të bukurisë.
Gjithashtu, Lizzo dëshmon se xheli transparent i vetullave është më shumë i modës së vjetër dhe se kjo fundjavë mund të jetë ajo kur duhet të provojmë diçka të re.
/Telegrafi/