Tashmë kemi edhe një trend, që e tregon fytyrën më ndryshe se zakonisht.
Nëse keni guximin të provoni më shumë ngjyra, e të mos mendoni se jeni bërë një ylber, provoni të vëni xixa në vetulla.
Sa do që duket e thjeshtë, procedura nuk është aq e lehtë, meqë duhet vënë ngjitës e më pas edhe xixat ngadalë.
Shikoni në videon e postuar më poshtë, procedurën e vendosjes së xixave, transmeton Telegrafi.
Ky lloj grimi, do të ju shkonte shumë mirë, në festa.
/Telegrafi/