Site icon Telegrafi

Vetullat e trasha nxjerrin në pah sytë

Shumë femra ngatërrojnë vetullat e trasha me një pamje të egër, pothuajse të lenë pas dore. Nuk është ashtu, madje është krejt e kundërta! Pikërisht ngaqë janë të trasha, për vetullat duhet kujdes i veçantë. Vetullat duhet të ndjekin linjën e tyre.Për një rregullim të mirë të vetullave keni nevojë për laps dhe brushë vetullash, për një pincë të metaltë dhe për gërshërë. Me laps apo me ‘highlighter’ theksoni këndet e vetullave, si dhe fillimin e mbarimin e tyre, në mënyrë që ato të duken më të trasha. Në mënyrë që të nxitet rritja e vetullave dhe që ato të jenë sa më të dendura, është mirë që t’i lyeni me vaj ricini çdo mbrëmje.

Me brushë duhet t’i krihni vetullat në drejtim të ballit dhe, nëse ndonjë qime del jashtë vijës natyrore të vetullave, duhet ta preni me gërshërë. Më pas, vetullat krihen në pozitë të natyrshme.Vetullat shkulen nga pjesa e poshtme – edhe atë nga hunda kah harku i vetullave, deri te balli. Gjithmonë qimet shkulen në drejtim të rritjes së tyre, në mënyrë që të mos hyjnë nën lëkurë. Edhe lapsi duhet të aplikohet në drejtim të rritjes së qimeve të vetullave.

Nëse doni të rinovoni pamjen tuaj, ju këshillojmë të ndiqni tendencat e fundit duke ndryshuar edhe pamjen e vetullave tuaja. /Telegrafi/
 

Exit mobile version