Përderisa më herët kemi parë vetulla si shkurre dhe të lyera, sezoni i ri veror, sjellë inovacion dhe surpriza të papritura në grimin e vetullave, transmeton Telegrafi.
Ende ekzistojnë vetullat e formësuara, por të mbushura si shkurre, si dhe ato të lyera, falë shfaqjeve nga Betsey Johnson, BCBG Max Azria, Givenchy, Gianbattista Valli dhe të tjerë.
Sidoqoftë, është absolutisht mënyra më inovative e tërheqjes së vëmendjes së publikut, duke përdorur vetullat si në shfaqjen e Rodarte.
Modelet kanë ecur nëpër pasarelë, duke mbajtur në vetulla vathë që dukeshin sikur ato kanë bërë shpime në vetulla, e kjo ju jepte një pamje tëm freskët dhe të mprehtë.
Në anën tjetër, Badgley Mischka ka gjetur një mënyrë kreative të grimit të vetullave për të tërhequr vëmendje, duke i lyer me hije pasteli, prej ngjyrës rozë deri te e kaltra.
E sa i përkes Pradas, Yohji Yamamoto dhe Vivienne Westwood, kanë vënë vija abstrakte në vetullat e modeleve, duke krijuar një pamje shumë mbresëlënëse. /Telegrafi/