Për shumicën e situatave në jetë, Beyonce është një muzë që na tregon rrugën e duhur. E njëjta gjë vlen edhe për vetullat e saj që i bëjnë të gjithë të zilepsen. Janë kombinimi perfekt i harkut, natyrales dhe harmonisë me fytyrën.
Personi përgjegjës për vetullat e Beyonce-s foli dhe tregoi sekretin për të arritur ato vetulla që i duam të gjithë. Realisht, s’është ndonjë gjë shumë e vështirë.
Sir John merret me vetullat e Jourdan Dunn, Joan Smalls, Ashley Graham e Kim Kardashian. Qartazi është ekspert.
A post shared by S I R J O H N (@sirjohnofficial) on
Në një intervistë, Sir John tha se e mira e të mirave është t’u qëndrojmë larg formave shumë dramatike, si puna e harqeve të lartë apo vetullave shumë të holla.
Në vend të këtyre gabimeve që i bëjnë të gjithë, qëndroni tek “forma universale” siç e quan ai, që shërben si një kornizë strategjike për sytë tuaj.
Painting an Angel ?⭐️✨✨ #history #shining #BKxSJ
A post shared by S I R J O H N (@sirjohnofficial) on
Si ia del Sir John?
Ai rekomandon t’i mbushni vetullat me produktin tuaj të preferuar, lehtë dhe për lart. Pastaj, me një furçë, ngrini qimet lart, por jo tërësisht lart. Anojini pak për nga jashtë fytyrës dhe kaq ishte. Urime, keni vetulla si të Beyonce-s tani.
Burimi: Marie Claire