Piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel, është fitues i garës për Çmimin e Madh të Bahreinit që u zhvillua në pistën Sakhir.
Gjermani nisi nga vendi i tretë dhe menjëherë e kaloi Lewis Hamiltonin duke u pozicionuar në vend të dytë prapa pilotit tjetër të Mercedesit, Valtteri Bottas.
Ai ishte i pari që shkoi në bokse, vetëm pas 11 xhirosh, gjë që më vonë u tregua si moment vendimtar në garë.
Gabimi i Mercedesit ishte pasi i vendosi të dy pilotët njëkohësisht në bokse, në këtë mënyrë Hamilton u desh të priste rreth një sekondë për Bottas, ndërsa edhe në hyrje e kishte vonuar Daniel Ricciardon ashtu që u dënua me pesë sekonda.
https://youtu.be/E6q7LWVVGJg
Në këtë mënyrë, Vettel e pati më të lehtë që të realizonte fitoren e 44 në karrierë dhe të dytën këtë sezon, duke iu shmangur Hamiltonit me shtatë pikë në renditjen e pilotëve. /Telegrafi/
El accidente de Stroll y Sainz 🏁 ambos fuera de carrera ya 🚩🚩🚩 #BahrainGP #F1 ⛔ https://t.co/HC1r0sg9nS
— Israel Alazraki 🪽 (@israelalazraki) April 16, 2017
https://twitter.com/HaceF5/status/853633846985854976