E quajnë “faull reaksioni” dhe nëse do të shpallet fajtor për një akuzë të tillë, Sebastian Vettel do të vuajë sanksione që mund të cenojnë kryesimin në renditjen e përgjithshme.
Lideri aktual i Formula 1 rrezikon të penalizohet për reagimin që pati ndaj Lewis Hamilton në cirkuitin e Bakusë në fundjavë, në garën për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit.
Sipas revistës gjermane Auto, motor und sport, presidenti i FIA-s, Jean Todt, po merret personalisht me rastin në fjalë për të vlerësuar nëse duhet të vendosë nën akuzë gjermanin.
Vettel u penalizua edhe me 10 sekonda ndalesë në bokse, gjatë garës – transmeton Top Channel.
Sipas një burimi që nuk pranoi të identifikohej, Todt po vuan presione nga kampionët e botës të Mercedesit, si dhe nga pilotët të tjerë për t’i dhënë një mësim të mirë Vettelin.
Ata që mbrojnë këtë tezë mendojnë se presidenti i FIA-s e fali gjermanin nëntorin e kaluar kur rrezikoi të dënohej për ofendimet në radio ndaj komisarëve, në Çmimin madh të Meksikës.