Telegrafi

Vettel në pol-pozicion në Melbourne

Edhe pse 22-vjeçar Vettel duket se do të jetë një prej favoritëve për të fituar titullin e këtij viti në Formula 1 dhe do të niset nga pozita e parë për të dytën herë në po aq gara këtë sezon. Gjermani kaloi shtegun Albert Park për një minutë e 23.919 sekonda.

Australiani Webber do të niset nga pozita e dytë para publikut vendas pasi u vonua vetëm 11 të qindtat (0.116 sekonda) ndaj shokut të tij të skuadrës.

Ngasësi i Ferrarit, Fernando Alonso do të fillojë nga pozita a tretë, derisa kampioni në fuqi Jenson Button përfundoi i katërti më i shpejti.

Felipe Massa ka siguruar pozitën e pestë me Ferrarin e tij, derisa ngasësit e Mercedes GP Nico Rosberg dhe Michael Schumacher pushtojnë pozitat gjashtë dhe shtatë.

Britaniku Lewis Hamilton ka dështuar të futet në rundin e tretë të kualifikimeve dhe do të niset nga pozita e 11-të. /Telegrafi/