Telegrafi

Vettel godet lehtë bolidin e Hamiltonit në Meksikë, britaniku pyet: A e bëri me qëllim? (Foto/Video)

Getty Images

Rivalët e kampionatit të Formula 1, Sebastian Vettel dhe Leëis Hamilton, kanë pasur një kontakt në fillim të garës për Çmimin e Madh të Meksikës.

Që në kthesën e dytë të xhiros së parë, piloti gjerman është përplasur në bolidin e rivalit të tij britanik.

Incidenti ndodhi në xhiron e parë (Getty Images)

“A më goditi me qëllim?”, ishte ankesa e Hamiltonit tek ekipi i tij i Mercedesit, pas përplasjes.

Incidenti ka ndodhur pikërisht në ditën kur britaniku mund të bëhet kampion bote në Formula 1 për të katërtën herë në karrierë.

Momenti i goditjes (Twitter/Mercedes)

Vettel duhet të fitojë me më shumë se 17 pikë kundrejt Hamiltonit për t’i mbajtur gjallë shpresat për titull.

Pilotit britanik i mjafton vendi i katërt që të shpallet kampion i këtij sezoni në Formula 1.

Hamilton pritet të shpallet kampion bote për të katërtën herë (Getty Images)

Rivaliteti mes pilotit të Ferrarit dhe atij të Mercedesit gjatë këtij viti ka qenë shumë më i madh se zakonisht.

Ata patën një incident edhe gjatë garës për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=is1Sg0fXnBg

https://www.youtube.com/watch?v=mIC-Zc-SeHM