Telegrafi

Vettel fiton garën e fundit të kampionatit të sivjetmë

Piloti i Red Bullit ka dalë fitues në garën për Çmimin e Madh të Abu Dhabit, ndërsa vendin e dytë e ka zënë bashkanëtari i skuderisë Red Bull, Mark Webber.

Ndërsa piloti i Brawn GP, Jenson Button, i cili tashmë ka fituar kampionatin për pilotë, ka arritur të zë vendin e tretë në këtë garë.

Pritet që në sezonin e ardhshëm të reagojnë skuderitë e mëdha Ferrari dhe McLaren pas një sezoni të dështuar. /Telegrafi/