Site icon Telegrafi

Vettel e nis nga vendi i parë garën në Kinë, Hamilton i katërti

(Foto: Getty Images)

Sebastian Vettel do të ketë një fillim të përsosur për të regjistruar fitoren e tretë radhazi në këtë edicion të Formula 1, pasi lideri i kampionatit të sivjetmë përfundoi para Kimi Raikkonenit, në një tjetër renditje që udhëhiqet nga Ferrari.

Kampioni në fuqi, Lewis Hamilton, gaboi në xhiron e fundit dhe do të niset nga vendi i katërt, prapa kolegut nga Mercedesi, Valtteri Bottas.

(Foto: Getty Images)

“Automjeti ishte i jashtëzakonshëm dhe bëhej gjithnjë e më i mirë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për FORMULA 1

“Nuk do të befasohesha nëse nesër (e diel) diferenca ngushtohet dhe do të jetë një garë e ngushtë”, ka deklaruar Vettel.

(Foto: Getty Images)

“Nuk e di nëse mund të sfidojmë, ishim gjysmë sekonde prapa sot (e shtunë)”.

“Ishim më të shpejtë më garën e fundit, por ata ia dolën të mbaheshin dhe ndoshta do ta bëjnë të njëjtën gjë edhe nesër (e diel)”, ka deklaruar Hamilton.

Dyshja e Red Bullit, Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo, janë renditur në pozitat pesë dhe gjashtë, respektivisht, derisa Nico Hulkenberg (Renault) do ta nisë garën nga vendi i shtatë. /Telegrafi/

Exit mobile version