Site icon Telegrafi

Vettel e konfirmon zyrtarisht se nuk do të jetë më pjesë e Ferrarit

Sebastian Vettel dhe skuadra italiane Ferrari ishin prej muajsh në bisedime, por nuk arritën një marrëveshje të re dhe në fund të këtij viti rrugët e tyre do të ndahen.

Lajmin e ka dhënë vetë piloti gjerman që është katër herë kampion bote në këtë sport.

Vettel e pranoi se nuk ka arritur një marrëveshje për të vijuar bashkëpunimin me “kokëkuqen”, ndërsa në të njëjtën kohë garantoi angazhim maksimal deri në fund të vitit.

“Marrëdhënia ime me skuadrën e Ferrarit do të përfundojë në fund të vitit 2020”.

“Në mënyrë që të arrijmë rezultatet më të mira në këtë sport, është e domosdoshme që palët të punojnë në harmoni perfekte”.

“Skuadra dhe unë arritëm në konkluzionin që nuk duam të vazhdojmë bashkëpunimin tonë edhe përtej këtij sezoni dhe aspekti financiar nuk ka luajtur asnjë rol në këtë çështje”, ka thënë Sebastian Vettel. /Telegrafi/

Exit mobile version