Objektivi më i rëndësishëm, titulli i pilotëve u fitua dhe shkoi me meritë në favor të Lewis Hamilton, por në kampin e Ferrarit nuk e kanë humbur shpresën se mund të ngjiten në shkallën më të lartë të podiumit, të paktën në garën për konstruktorë.
Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen ende nuk i kanë dorëzuar armët dhe synojnë të çojnë Ferrarin më lart në renditjen e pikëve sesa Mercedesi. Kjo u kuptua qartë në vigjiljen e Çmimit të Madh të Brazilit.
“Duhet të rikthehemi sa më shpejt te fitorja, pasi në këtë pikë të sezonit gjëja më e rëndësishme për skuadrën dhe për ne është titulli i konstruktorëve. Për këtë jemi këtu”.
Nuk është ende momenti që të nxjerrim konkluzionet e kampionatit, pasi kemi ende dy gara ku duhet të përqendrohemi”.
“Do të ishte koha e gabuar. Duhet të fitojmë këtu në Brazil dhe në Abu Dhabi”, ka deklaruar Vettel, citon SuperSport.
Pas një sezoni ku humbi sërish duelin me Hamiltonin, por e përgëzoi si një kampion të vërtetë, tani piloti gjerman shpreson që të sjellë pikët e duhura në renditje për të çuar titullin në Maranello.
Mercedesi kryeson garën e Formula 1 me 585 pikë, ndërsa Ferrari ka 530 pikë.