Sebastian Vettel e nisi sezonin ne synimin për të marrë revanshin ndaj pilotit britanik të Mercedesit, Lewis Hamilton dhe për të fituar titullin botëror në Formula 1 me Ferrarin.
Mirëpo, kur ka përfunduar pjesa më e madhe e garave, gjermani është ndjeshëm i shkëputur nga kampioni në fuqi i botës dhe ka komplikuar ndjeshëm rrugën drejt triumfit në garat e shpejtësisë.
Vet Vettel gjithsesi nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe shpreh besim maksimal te automjeti që ka në dispozicion, ndërsa thekson se për të fituar titullin, ka nevojë edhe për pak fat.
“Do të synojmë të rikthehemi në garë, duke filluar që nga Çmimi i Madh i radhës”, ka thënë piloti i Ferrarit, transmeton SuperSport.
“Nuk dorëzohem, pasi kam një makinë shumë konkurruese, që të jep mundësinë të fitosh gara”.
“Është shumë e rëndësishme që të mos humbim toruan në këto momente dhe të garojmë me përqendrim, ndërsa kuptohet që për të rikuperuar distancën nga Lewis, ka nevojë edhe për pak fat”, ka deklaruar piloti gjerman i Ferrarit.
Gara e radhës zhvillohet në Sochi Autodrom për Cmimin e Madh të Rusisë, më 30 shtator (e diel).