Site icon Telegrafi

Vetplagoset një person në Pestovë të Vushtrrisë

Policia njofton se një person në fshatin Pestovë të Vushtrrisë duke manipuluar me armë zjarri është vetëplagosur në këmbë.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vend të ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me tre fishekë dhe një gëzhojë”, thuhet në këtë raport. /Telegrafi/

Exit mobile version