Telegrafi

Veton Tusha kalon në Poloni, nënshkruan me Termalican

Veton Tusha është bërë lojtari i ri i Bruk-Bet Termalica, klub që luan në elitën e futbollit polak.

Sulmues 19-vjeçar ka lënë Denizlispor për tu bashkuar me klubin polak që po lufton për ekzistencë këtë sezon.

Tusha e ka filluar karrierën në vendlindje e tij në Kaçanik, me klubin New Star, pastaj kishte kaluar te Arsenali në Prishtinë.

Ai u paraqit edhe në juniorët e Vardarit të Shkupit para se të kalonte në Turqi.

Tusha është pjesë e Përfaqësuese së Kosovës U21.

Ai në klubin Bruk-Bet Termalica do të gjejë edhe mbrojtësin shqiptare David Domgjonin që po ashtu kaloi në këtë klub në afatin e janarit. /Telegrafi/