Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.
Surroi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se në Kosovë ka një krizë legjitimiteti politik.
“Duhet të ketë ri legjitimim politik. Datën e zgjedhjeve duhet ta caktojnë vet partitë politike”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Publicisti ka thënë se zhvillimet me Vjosa Osmanin tregojnë se edhe brenda LDK-së ka një krizë të brendshme legjitimiteti.
Veton Surroi është pyetur nëse ka ambicie për t’u bërë president.
“Asnjëherë nuk kam shprehur interes apo mos interes për asnjë gjë. Nuk kam qenë i përfshirë në këtë çështje…Nuk jam tërhequr nga kontributi publik kur mund ta jap atë kontribut”, tha ndër të tjera Veton Surroi./Telegrafi/