Pas vendimit të Presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov për faljen e disa politikanëve, opozita ka zhvilluar protesta, ndërsa ka pasur reagime të forta edhe nga aktorë të tjerë. Për të diskutuar më në hollësi mbi situatën Zëri i Amerikës zhvilloi një intervistë të drejtpërdrejtë nga studioja e New Yorkut, me profesorin e shkencave politike në universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, Veton Latifi.
”Partitë shqiptare duhet të lëvizin nga instrumentalizimi dhe varësia e partive maqedone. Koha e fundit për ta kthyer faktorizimin politik shqiptar është tani. Kauza shqiptare duhet të rikthehet në agjendën politike në Maqedoni. Vendi është në letargji politike”…. tha mes tjerash Prof.Dr Veton Latifi./Telegrafi/